Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq dje, e ka quajtur anti – serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njhet për deklarata kundër serbëve dhe se Gjermania kërkon të dominojë plotësisht në Ballkan.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ish – kryenegocitorja, Edita Tahiri.
Ajo tha se deklarata e Vuçiqit vjen sepse “iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania”.
“Vuçiq u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania- duke qenë se Gjermania vuri në qendër Ballkanin perëndimor, ndërsa rrëzoi Ballkanin e hapur”, ka shkruar Tahiri në Facebook.