FB
Deputeti i Partisë Domokratike të Kosovës , Ardian Kastrati, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, foli për premtimet e Qeverisë Kurti sa ishte në kërkim të votës, dhe bëri një krahasim me sa prej tyre i kanë përmbushur.
Në mes tjerash deputeti Kastrati vendosi t’iu bëjë një kuiz deputetëve në sallë, për të parë të vërtetat ose gënjeshtrat në dy vitet e fundit të qeverisjes.
‘’Koeficienti, ka zbritë në sektorin publik? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë me axhin,e vërtetë.
Rryma, është shtrenjtuar dy herë gjatë qeverisjes së juaj? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë Arben, bravo.
Nuk ka korrupsin? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë, Martini. A ka emigrim masiv?E vërtetë apo rrenë? E vërtetë me axhin.
A ka rritje të çmimeve? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë me axhin.
Zajednicë, a ka qe dy vjet? Po, ka. Edhe kjo është shumë e vërtetë, me axhin’’.
‘’Sepse kjo është qeverisje e rrencave, është qeverisje e mashtruesve’’, përfundoi deputeti Kastrati.