F.B.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës zhvilloi sot një aksion në “Pallatin e Rinisë”.
Gjatë aksionit, janë arrestuar dy persona me dyshimin për “përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ’Pallati i Rinisë’ në Prishtinë”, njoftohet në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia.
“Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, thuhet në komunikatë.