Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një kamerier ka djegur një pjatë me ushqim, duke i vënë zjarrin aksidentalisht një restoranti italian në mbrëmjen e të së premtes.
Njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën dhe pesë të tjerë me lëndime të rënda.
Bimët plastike në restorant morën flakë gjatë procesit të flambes dhe flakët u përhapën me shpejtësi.
Flambe është një teknikë gatimi të cilit ju vendoset edhe alkool ne ushqim përpara se të ndizet.
Zjarri shpërtheu pranë hyrjes së restorantit Burro Canaglia, gjë që e bëri më të vështirë për njerëzit të shpëtonin, raportoi gazeta spanjolle El Pais.
Gazeta raportoi gjithashtu se një nga ata që vdiqën ishte një punëtor në këtë restorant.
Megjithëse zjarri u shua shpejt, ai ishte “jashtëzakonisht intensiv” dhe prodhoi “shumë tym”, tha kryetari i bashkisë së Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida.
Ai paralajmëroi se do të kishte më shumë viktima nëse zjarrfikësve do t’u duhej më shumë kohë për të shkuar në vendngjarje, duke shtuar se ajo u shua brenda 10 minutave nga paralajmërimi i parë për flakët.
Policia ka filluar menjëher hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.