F.B.
Një grua ka raportuar për dy shpërthime në oborrin e shtëpisë së saj në Mitrovicë e Veriut në mesnatë.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti ende mbetet nën hetime.