F.B.
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njërën në ora 10:00 që është vazhdim i seancave të kaluara dhe seancën tjetër në ora 14:00 me pika të reja të rendit të ditës.
Vazhdimi i seancës ka 20 pika të rendit të ditës, ndërkaq seanca e re ka 28 pika.
Sipas pikave të rendit të ditës, në votim në lexim të dytë do të jetë edhe Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.