Më shumë se 3 dekada nuk u takuan mes vete.
Dy emrat e sportit të Kosovës, Arbnor Morina dhe Avni Stublla, ish futbollistët e Prishtinës.
Për tre vite luajtën së bashku në Prishtinë, në Ligën e Dytë të Ish Jugosllavisë dhe pastaj edhe në ndeshjen e parë të Kampionatit të pavarur të Kosovës, mes Flamurtarit dhe Prishtinës (3:2).
Morina dhe Stublla, i takojnë plejadës të shkëlqyeshme të Prishtinës.