E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Dy ditë gërmime në Lybeniq pa ndonjë rezultat, për varreza masive do të kërkohet edhe në tri lokacione tjera

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pa ndonjë gjetje të mbetjeve mortore kanë rezultuar gërmimet dy ditore në Lybeniq të Pejës. Ekipet e policisë, prokurorisë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, kanë gërmuar në këtë pjesë pas dyshimeve se aty gjenden eshtra të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës. Gërmime për mbetje mortore të luftës do të vazhdojnë në lokacione të tjera brenda Kosovës.

Në varrezat e fshatit Lybeniq, për dy ditë u gërmua në kërkim të mbetjeve mortore të luftës së fundit në Kosovë.

Por, dyshimet se këtu mund të jenë eshtrat e ndonjë personi të vrarë nga forcat serbe, nuk u konfirmuan.

“Dje dhe sot kemi ardhur dhe jemi duke gërmuar në pika ku ende dyshohet që mund të ketë mbetje mortore, faktikisht dje kemi gërmuar në dy pika në pjesën tjetër, ku nuk kemi gjetur asgjë. Ndërsa sot jemi në varrezat e fshatit dhe jemi duke gërmuar”, ka deklaruar Valon Hyseni, antropolog mjeko ligjor në IML.

Hyseni thotë se gërmimet brenda territorit të Kosovës, do vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

“Jemi duke i trajtuar me seriozitet dhe të gjitha kërkesat që i kemi, të cilat thuajse veç janë duke u ekzekutuar përveç Lybeniqit ne në ditët në vazhdim do vazhdojmë edhe në Bishtazhin të Gjakovës, në Kamenicë e në Podujevë”, ka deklaruar Hyseni.

E shpresën se eventualisht do të gjenden eshtrat e të zhdukurve, më shumë se dy dekada më vonë e kanë ende banorët e Lybeniqit.

Përfaqësuesi i këtij fshati të Pejës, Nezir Jahmurataj, thotë se ishin ata që njoftuan institucionet për dyshimet për mbetje mortore këtu.

ADVERTISEMENT

“Ne sipas do fotove që i kemi gjetur është ka bëhet ky gërmim, është bë edhe në një pjesë brenda në fshatë, edhe për shumë njerëz tjerë se në fshatin tonë supozohet se në bjeshkët e fshatit janë edhe disa njerëz të zhdukur”, ka deklaruar Nezir Jahmurataj, përfaqësues i fshatit Lybeniq.

Në këtë fshat gjatë periudhës së luftës ndodhën 3 masakra e u vranë mbi 110 persona. Masakra më e madhe është ajo e 1 prillit të 1999 në të cilën forcat serbe vranë 58 persona. /rtvdukagjini

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
KB Ylli bëhet me trajner të ri

KB Ylli bëhet me trajner të ri

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

18 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL