F.B.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku do të ketë për kundërshtar skuadrën e njohur kroate, Rijeka.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët vijnë nga Luksemburgu.
Jasmin Sabotic do të jetë gjyqtari kryesor, kurse asistentët e tij do të jenë Joaquim Da Silva dhe Claude Ries.
Ndërkaq, Ricardo Morais do të jetë gjyqtari i katërt.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 27 korrik, në stadiumin “Fadill Vokrri”, nga ora 19:00.