F.B.
Drita është nikoqir i Feronikelit ’74 në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.
Kjo ndeshje do të jetë e para për trajnerin Zekirija Ramadani në stolin e Dritës, andaj synimi është vetëm fitorja.
Në anën tjetër, mysafirët vijnë në këtë takim pas triumfit që morën ndaj Lirisë xhiron e kaluar dhe kërkojnë tri pikët për t’i ikur zonës së barazhit.