FB
Arsim Thaçi nuk është më trajner i Dritës.
Klubi gjilanas ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se trajneri i deritashëm ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, duke hequr dorë kështu nga “Intelektualët” pas një periudhe të shkurtër që i udhëhoqi ata.
Drita zbriti në pozitën e dytë, por prapë mbetet në garë për titull të kampionit të Kosovës pasi është veç një pikë prapa liderit, Ballkani.