E Merkurë , Qershor 18, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Do punoj me Trump për tranzicionin e pushtetit”, Biden i drejtohet popullit nga Shtëpia e Bardhë

7 MUAJs MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar popullit nga një konferencë për media nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, për të parën herë që nga konfirmimi i fitores së Donald Trump në zgjedhje.

Biden e nisi fjalën e tij duke thënë se e ka përgëzuar Donald Trump dhe Partinë Republikane për fitoren e zgjedhjeve dhe tha se është e rëndësishme që tani të realizohet një transferim paqësor i pushtetit.

“Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoj të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt.  Kjo është ajo që populli amerikan meriton”, u shpreh Biden.

ADVERTISEMENT

Më tej Presidenti tha se shpreson se klima e tensionuar në vend të mund të qetësohet dhe tonet të ulen, pavarësisht se për kë kanë votuar amerikanët.

“Gjithashtu shpresoj se ne mund të ndalojmë çështjen rreth integritetit të sistemit zgjedhor amerikan. Lufta për shpirtin e Amerikës që nga themelimi ynë ka qenë gjithmonë një debat i vazhdueshëm. Fushatat janë gara e vizioneve konkurruese. Ne e pranojmë zgjedhjen që bëri vendi. Unë e kam thënë shumë herë, nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord”, deklaroi Biden.

Teksa u kthye të fliste për arritjet e tij në drejtimin e Amerikës, Biden tha se administrata e tij po lë pas “ekonominë më të fortë në botë”.

“E di që njerëzit ende lëndohen. Por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Së bashku, ne kemi ndryshuar Amerikën për mirë”, nënvizoi Presidenti në largim.

Duke qenë se i kanë mbetur edhe 74 ditë për të përfunduar mandatin, Biden theksoi se do të jetë e rëndësishme për ta bërë secilën prej këtyre ditëve të vlejë për Amerikën.

“Kjo është përgjegjësia që kemi ndaj popullit amerikan. Shikoni, njerëz, ju të gjithë e dini – pengesat janë të pashmangshme. Por heqja dorë është e pafalshme. Pengesat janë të pashmangshme. Ne të gjithë rrëzohemi. Por ajo që e mat karakterin tonë, siç do të thoshte babai im, është se sa shpejt ngrihemi përsëri. Mos harroni, një disfatë nuk do të thotë se jemi të mundur”, theksoi Biden në fjalimin e tij.

TË NGJASHME

Shpërthen zjarri në fushën e gazit në Iran, është më e madhja në botë

Shpërthen zjarri në fushën e gazit në Iran, është më e madhja në botë

2025-06-14
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Netanyahu ngre alarmin

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Netanyahu ngre alarmin

2025-06-14
Irani kërcënon Izraelin me raketa të reja që do të “tronditin botën” – çfarë fsheh kjo armë që tremb gjithë rajonin?

Irani kërcënon Izraelin me raketa të reja që do të “tronditin botën” – çfarë fsheh kjo armë që tremb gjithë rajonin?

2025-06-14
Jep dorëheqje kryeministri holandez

Jep dorëheqje kryeministri holandez

2025-06-03
Next Post
Ahmetaj: Për shkak të deklaratave të Gërvallës dhe të tjerëve, Kosova erdhi në këtë situatë

Ahmetaj: Për shkak të deklaratave të Gërvallës dhe të tjerëve, Kosova erdhi në këtë situatë

Related Post

Sot City-United, përballje gjigantesh në ‘Wembley”

Sot City-United, përballje gjigantesh në ‘Wembley”

2023-06-03
Hapet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj

Hapet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj

2023-07-24
Prishtina kompleton çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Prishtina kompleton çerekfinalen e Kupës së Kosovës

2023-02-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Beteja për Albulenën

Beteja për Albulenën

3 DITË MË PARË
Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

4 DITË MË PARË
Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

4 DITË MË PARË
Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

4 DITË MË PARË
Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

6 DITË MË PARË
Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror

Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror

3 DITË MË PARË
Zyrtare: Blend Baftiu rikthehet tek Prishtina

Zyrtare: Blend Baftiu rikthehet tek Prishtina

4 DITË MË PARË
Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

4 DITË MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

2 JAVË s MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL