Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me të reshura shiu e bore. Nga dita e diel mot i acartë do të kaploj vendin, me ditë të akullta, ku temperaturat maksimale do të mbesin nën 0C. Të dielën e të hënën mbeten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, derisa nga dita e martë do të ketë më shumë intervale me diell.
Këtë fundjavë edhe po parashihet të frynë erëra të fuqishme veriore e veriperëndimore edhe deri në 18m/s, apo mbi 60km/h. Nga komuna e Istogut mund të jenë edhe më të stuhishme, në bazë të modeleve numerike në bjeshkët e Moknës edhe mbi 100km/h lokalisht.
Patjetër që këto erëra do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, gjë që indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme.
4.02 – Kryesisht me vranësira dhe erë. Herët në mëngjes reshje bore. Ditën reshje shiu e bore që deri në mbrëmje shndërrohen në të reshura bore.
5.02 – Acar. Kryesisht me vranësira dhe erë. Kohë pas kohe me mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë bore.
6.02 – Acar me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të shkurta bore.
7.02 – Mot i acartë, pjesërisht i vranët. Ditën intervale me diell.
8.02 – Mot i thatë dhe acartë, me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.
Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme. Maksimalet zbresin edhe nën 0C, në -3C ditën e diel dhe të hënë, e ato minimale deri në -10C. Shkaku i erërave të fuqishme ndjesia subjektive apo windchilli mund të zbres edhe deri në -15C.
Shtypja atmosferike pas një rënie ditën e shtunë, shënon një rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.