E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Me 311 vota për, 112 kundër, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e ka miratuar Projektligjin i cili parasheh ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e Indo-Paqësorit, përfshirë Tajvanin në vlerë prej më shumë se 90 miliard dollarë. Të menjëhershme ishin reagimet e presidentit Biden, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski dhe sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg.

Duket se mungesës së armatimit dhe municioneve Ukrainës po i vie fundi pasi Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar projektligjin për ndihmën për Ukrainën. Pakoja e miratuar e ndihmës në Dhomën e Përfaqësuesve përfshin edhe ndihmën për Izraelin dhe zonën e Indo-Paqësorit ku përfshihet edhe Tajvani.

Projektligji për Ukrainën është miratuar me 311 vota për, ndërsa kundër ishin 112.

Nga kjo pako e ndihmës, Ukraina do të përfiton 60.8 miliardë dollarë ndihmë, 26.4 miliardë për Izraelin dhe 8.1 miliardë dollarë ndihmë për rajonin e Indo-Paqësorit, përfshirë këtu Tajvanin.

Pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve, projektligji kalon në Senat ku pritet që të miratohet pa ndonjë vonesë ndërsa presidenti Biden është zotuar se do ta nënshkruajë. Me nënshkrimin e presidenti projektligji shndërrohet në ligj.

ADVERTISEMENT

Pas miratimi, presidenti amerikan Joe Biden ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se miratimi I këtij projektligji dërgon një mesazh të qartë për lidershipin amerikan në botë. Kërkoj nga Senati që këtë projektligj ta dërgon në tavolinën time për nënshkrim sa ma parë, ashtu që të mund të dërgojmë sa ma parë armë dhe pajisje në Ukrainë për t’i përmbushur nevojat e tyre në fushëbetejë, ka shtuar Biden.

I menjëhershëm ka qenë reagimi I presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski I cili ka falënderuar Dhomën e Përfaqësuesve, edhe përfaqësuesit demokrat edhe ata republikan e personalisht kryetarin e Dhomës Mike Johnson.

Ka reaguar edhe sekretari I përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg I cili e ka mirëpritur miratimin e ndihmës nga Dhoma e Përfaqësuesve. Kjo ndihmë do t’i plotëson dhjetëra miliarda ndihma të aleatëve evropian për Ukrainën, ka thënë Stoltenberg.

Kjo pako e ndihmës ishte bllokuar tash e disa muaj nga republikanët, disa nga të cilët kundërshtonin dërgimin e ndihmës matanë oqeanit në vend se ta trajtonin çështjen e kufirit me Meksikën.

TË NGJASHME

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

2025-09-11

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Next Post
Nuk zbatohet ligji që Qeveria vet e hartoi, s’paguhet rrezikshmëria në orët shtesë

Nuk zbatohet ligji që Qeveria vet e hartoi, s’paguhet rrezikshmëria në orët shtesë

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL