E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Detaje të reja: Njëra nga kartelat bankare të vjedhura në banesën e ministres Hajdari është e MINT

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka qenë cak i vjedhjes në orët e mëngjesit të së dielës, në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Prokuroria tashmë ka nisur hetimet pas denoncimit të ministres, ndërkohë që mediumi ka publikuar të gjitha detajet që dihen deri më tani.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia, por nuk janë dhënë detajet e tjera.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Përveç stolive në vlerë të 2 mijë e 500 euro, Hajdari ka raportuar se i janë vjedhur kartelat bankare, disa prej tyre të motrës, si dhe një kartelë bankare e saj, pronë e MINT-it.

Mediumi ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga vet ministrja, por e njëjta nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Si ndodhi gjithçka në pikë të mëngjesit?

Vjedhja dyshohet se është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur personi i dyshuar ishte futur në banesën e ministres dhe ua vuri syrin gjësendeve me vlerë e dokumenteve të Hajdarit.

Ndonëse nuk dihet se si arriti të futej në banesë, nëse dera ishte e hapur apo hajni posedonte çelës të banesës, i dyshuari teksa po kryente vjedhjen ia “prishi” gjumin ministres dhe e njëjta e kapi në flagrancë.

Por Hajdari nuk arriti ta ndalojë, pasi hajni u zhduk para syve të saj, bashkë me stolitë në vlerë të rreth 2500 eurove, që dyshohet se hajni arriti t’i gjejë në banesën e saj.

ADVERTISEMENT

Sipas të njëjtave burime, përveç stolive të vjedhura, në dëshminë që ministrja ka dhënë para hetuesve policorë, kuptohet se hajduti ia ka vjedhur edhe disa dokumente personale, që përfshijnë kartela bankare – madje edhe të MINT.

Raportimi i rastit vuri në lëvizje njësitë përkatëse, që kryen ekzaminimet e nevojshme në banesën e Hajdarit dhe pas dhënies edhe të deklaratës së saj, është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe është urdhëruar ndërmarrja e të gjitha veprimeve të nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Me këtë ndeshje kompletohet sot xhiro e tetë e Superligës

Me këtë ndeshje kompletohet sot xhiro e tetë e Superligës

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

7 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

7 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

7 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

9 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

10 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

6 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

6 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

7 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL