E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Detaje nga operacioni i zbulimit të rrjetit ndërkombëtar të mashtrimit përmes call center, ku bashkëpunoi edhe Kosova

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një gjysmë viti hetimesh, në prill policia gjermane arrestoi mbi 20 persona për vepra të ndryshme penale me bazë mashtrimin. Ndërkohë autoritetet në Shtutgart paraqesin përmasat e plota të këtij rrjeti.

Kemi të bëjmë me një rast të “mashtrimit më të madh me call center-a”, deklaruan autoritetet bashkarisht në Shtutgart. Ministri i Brendshëm i Baden-Vyrtembergut, Thomas Strobl tha, se mashtrimi i zbuluar tani me call center-a ka “një përmase, si asnjëherë më parë në Europë.”

Sikurse njoftuan Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë e Baden-Vyrtembergut, Zyra e Kriminalistikës së këtij landi (LKA) në Shtutgart, si dhe Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe, në katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Liban u zbuluan call centera me veprimtari mashtruese.

Në një deklaratë të veçantë Europol njoftoi, se në aksionin ndërkombëtar të policisë të koduar me emërtimin “Pandora” kanë bashkëpunuar nëpunës nga Gjermania, Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Libani. Gjatë kontrolleve në mes të prillit në dymbëdhjetë call-center-ra janë arrestuar 21 persona.

Mashtrim në forma të shumëllojshme

Mashtruesit kanë përdorur një gamë të gjerë mashtrimesh p.sh. duke u paraqitur tek viktimat si të afërm, nëpunës banke, punonjës të qendrave për konsumatorë ose si policë, duke i kërcënuar ato me dënime, ose duke u premtuar fitime përmes transaksioneve bankare.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg të Bavarisë për mashtrim është përdorur edhe cybertrading. Në këto raste viktimave u kanë mbushur mendjen të blejnë produkte financiare me kriptovalutë duke u premtuar fitime joshëse. Mashtruesit kanë përdorur të tilla platforma nga nëntori 2022 deri në maj 2023. Sipas hetuesve bavarezë vetëm në këtë sektor dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 220.000 eurove. Por mendohet se ka edhe një numër tjetër të madh rastesh.

Një punonjës i kujdesshëm banke u dha sinjalin hetuesve

Këto hetime u mundësuan, sipas të dhënave të autoriteteve të Baden-Vyrtembergut dhjetorin e kaluar, pasi një punonjës i vëmendshëm banke pengoi një tentativë mashtrimi që do të kishte shkaktuar një dëm prej më shumë se njëqindmijë euro. Numrat e telefonave të mashtruesve u përdorën brenda një kohe të shkurtër për mijëra tentativa të tjera mashtrimi.

Po në të njëjtin muaj LKA e Baden Vyrtemebergut krijoi një grup hetimor, ku u përfshinë edhe autoritetet policore të Bavarisë, Saksonisë dhe Berlinit. Mbi bazën e rezultateve të hetimit nëpunësit arritën të parandalojnë duke njoftuar paraprakisht viktimat e mundshme të mashtrimeve në rreth 6000 raste që mund të kishin arritur shumën e dëmit prej rreth dhjetë milionë euro. Rastet e parandaluara përbëjnë mbi 80 përqind të të gjitha rasteve.

Për këto rezultate kanë ndihmuar që nga dhjetori disa qindra nëpunës, që kanë përgjuar me turne në kohë reale bisedat telefonike të dorasve me viktimat e shpërndara në të gjithë Gjermaninë. Gjithsej janë siguruar mbi 1,3 milionë biseda. Herë pas here janë ndjekur paralelisht deri në 30 biseda, për të parandaluar dëmin. Hetimet ndërkohë vazhdojnë për gjithsej 7500 raste.

Kontrolle njëkohësisht në pesë shtete

ADVERTISEMENT

Gjatë kontrolleve më 18 prill, sipas këtyre të dhënave, autoritetet ndërkombëtare dhe kombëtare të policisë dhe drejtësisë kanë ndërhyrë njëkohësisht në objektet e këtij rrjeti. Aksionet e koordinuara janë zhvilluar në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe në Liban. Aksionet u koordinuan nga prokuroria e Autoritetit Policor Europian, Europol me seli në Hagë, Holandë. Gjatë kontrolleve hetuesit kanë sekuestruar ndër të tjera para dhe vlera pasurie rreth një milion euro si dhe material elektronik prove, që mund të ndihojë në zbulimin e „të tjera call centera-ve të mundshme dhe mashtruesve të tjerë”, vë në dukje Europoli.

Ministri i Brendshëm i Baden-Vyrtembergut Strobl u shpreh i lehtësuar për suksesin e hetuesve: “Aktet penale të mashtrimeve përmes telefonatave janë mjaft perfide dhe pa skrupuj, sepse ato luajnë më frikërat dhe hallet e njerëzve”. Politikani kristiandemokrat deklaroi, se kundër “këtyre kriminelëve do të veprohet me të gjithë forcën e konseguencat ligjore”./DW

TË NGJASHME

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2025-09-10
Next Post
Xhaka pas fitores ndaj Romës: Jemi afër finales

Xhaka pas fitores ndaj Romës: Jemi afër finales

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

7 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

10 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

10 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

11 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

15 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

15 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

15 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL