F.B.
Presidentja Vjosa Osmani, dje ka nisur takimet konsultative me partitë politike në vend.
Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK-së, ka konfirmuar për RTK-në, se kjo parti ka pasur vullnet të mirë për të diskutuar mbi Draftstatutin e Asociacionit, por që sipas tij, “presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo” dhe takimi ka dështuar.
Sipas, Xhemailit, Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj, ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga presidentja Osmani, por sipas AAK-së Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar.
Të presidentja Osmani u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku temë diskutimi ishte draft statuti i asociacionit.