E Merkurë , Korrik 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Dëshmia e Imer Imerit në Speciale, bashkëluftëtari i Sali Çekajt ka një paralajmërim

10 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Tahiraj: Vrasjet politike do zbulohen dhe do marrin dënimin e merituar kriminelët

Gjatë ditës së djeshme, dëshminë e tij në Gjykatën Speciale e ka dhënë Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Siç tha ndër tjerash Imeri, heshtja për vrasjet e pasluftës e ka shtyrë që të jetë i hapur me drejtësinë dhe t’i shikonte në sy katër të akuzuarit, të cilët nga Specialja akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

“Është vështirë me i harru sikur mos të m’u kish vra vëllai, ndoshta isha përpjekë me i harru, por kulmi i të gjithave të këqijave që ma vranë vëllain. Një djalë i një familje kombëtare, një djalë i shkollum, kur u ba me i vy shtetit e vetit me u çu me e vra, me ia marrë jetën edhe me thanë s’di kush e vrau. Këta katërtit janë të institucioneve të Kosovës ku kanë shërby. Me u vra gjithë ata njerëz dhe mos me ditë kush i vra. Heshtje, gjithmonë heshtje. Ajo më ka shty të jem i hapur përpara drejtësisë këtu e t’i shikoj në sy. Jam shumë i kënaqur me juve të nderuar. Zoti qoftë i kënaqur me juve si unë”, tha ndër tjerash Imer Imeri.

E lidhur më këtë, bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, thotë se tanimë të akuzuarit e Speciales po përballen direkt me viktimat e tyre.

ADVERTISEMENT

“Dëshmia e Imer Imerit në Gjykatën Speciale në Hagë, shpërfaqi një argument të ri, procesi po futet në një fazë serioze ku viktima ka marrë guximin dhe po ju delë përballë, pa fije frike të dyshuarve për veprat kriminale, që dyshohet se i kanë urdhëruar”, shprehet Tahiraj.

“Këtë e tha Imer Imeri, të ballafaqohem sy më sy për torturat që ja kanë shkaktuar dhe për vrasjen e të vëllait Haki Imeri. Kjo dëshmi po rritë shpresën se të gjitha vrasjet politike kundër personaliteteve të LDK-së do zbulohen dhe do marrin dënimin e merituar kriminelët”, shton Tahiraj.

Sipas tij, shembullin e Imer Imerit duhet ta ndjekin edhe dëshmitarët tjerë që pritet të dëshmojnë në Gjykatën Speciale.

“Kjo dëshmi shumë e guximshme, gjithashtu ju jap kurajë dhe shton guximin edhe te dëshmitarëve të tjerë që kanë qenë të frikësuar nga kërcënimet. Të gjithë dëshmitarët e kësaj kategorie duhet të ndjekin shembullin e Imer Imerit dhe të dëshmojnë guximshëm, se ja kanë për borxh familjarëve të tyre dhe drejtësisë. “Dëshmia e Imer Imerit rishfaqi edhe një paradoks të madh të shqiptarët. Të rrahin, torturojnë si “tradhtarë” dhe të shpallin veteran. Të vrasin si “tradhtarë” dhe të shpallin Hero. Aman o Zot kur do përfundojnë këto paradokse kaq tragjike te shqiptarët?”, thekson Tahiraj.

“Uroj që si ky proces me një dëshmitar të guximshëm të vazhdojë me intensitet të shtuar, me dëshmitarë tjerë të guximshëm që do ishte ndihmesa më e mirë që drejtësia të vendoset në vendin e duhur”, përfundon për “Bota sot”, Saim Tahiraj, bashkëluftëtar i heroit, Sali Çekaj.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Ish-diplomati serb: Kurti ka mbështetje për politikën që zbaton

Ish-diplomati serb: Kurti ka mbështetje për politikën që zbaton

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

6 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

6 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

6 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

6 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

6 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL