F.B.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka bërë edhe një postim tjetër rreth përgjimeve të shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Mimoza Kusarit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiqit.
Kica – Xhelili citon një pjesë ku Simiq i përmend Kusarit se ajo i ka thënë që do të flasë më Kryeministrin Albin Kurti.
Deputetja e LDK-së pyet se pse dhe për çka do të fliste shefja e deputetëve me Kryeministrin, pas kërkesës së Simiqit.
Postimi i plotë:
“Më ke thënë që do të flasësh me kryeministrin, e ai me ministren e drejtësisë dhe ministrin e punëve të brendshme” i tha Slavko Mimozës, teksa flisnin për Radojçiçin.
Pra koordinim me kryeministrin, ministren e drejtësisë, ministrin e punëve të brendshme, për Radojçiçin.
Pse? Për çka?