E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është takuar me kryetarin e sapo emëruar të Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë, Erez Malul, të cilin e ka uruar për marrjen e kësaj detyre.
“Biseduam për vizitat e deputetëve kosovarë në Shtetin e Izraelit dhe të deputetëve izraelitë në Republikën e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin ndër parlamentar në përgjithësi”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.