E Martë, Korrik 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Deklarata për Rugovën e UÇK-në/ Vjen kundërpërgjigja ndaj Xhavit Halitit dhe Baton Haxhiut

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Tahiraj: Kush e mbrojti më mirë UÇK-në se Presidenti Rugova në përballje me kryekriminelin Millosheviç?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ditë më parë tha se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti. E në të njëjtin emsionion prezent ishte edhe Baton Haxhiu, i cili përmendi me emra, ata që sipas tij kishin kërkuar që mos të njihet UÇK-ja.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukoshi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, deklaroi Baton Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Por sipas Saim Tahirajt, ish bashkëluftëtar i Sali Çekajt, deklaratat e Halitit dhe Haxhiut janë skandaloze dhe burojnë nga urrejtja që këta dy të fundit kanë ndaj figurës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Deklarata të tilla skandaloze kanë ardhur në vazhdimësi nga këta persona dhe krahu i tyre në LPK. Nuk duhet të na çuditin sepse këto burojnë nga një urrejtje patologjike që kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë ndaj Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Baton Haxhiu dihet tani publikisht se kujt i ka sherbyer, është demaskue plotësisht në Tribunalin e Hagës përballë kryekriminelit Millosheviç”, shprehet Tahiraj.

Siç thotë ai, deklarata të tilla që vijnë nga Haxhiu dhe Haliti janë normale, sepse janë dy personalitete të kundërta me Ibrahim Rugovën.

“Deri sa Presidenti Rugova dha çdo gjë për Lirinë e popullit, shtetformimin dhe shtetndertimin, Batoni ishte në anën e kundërt. Për ta arsyetuar pozicionin e vet, normal se duhet sulmuar Presidenti Rugova. Pozicioni i Xhavit Halitit dhe krahut të tij në LPK, dihet botërisht se ishte kundër Presidentit Rugova dhe politikës së tij në mënyrë ekstreme. Na kujtohet të gjithëve deklarata e tij kërcënuese nën uniformën e UÇK-së dhe i maskuar. Në atë intervistë kur kërcënoi Presidentin Rugova me ligje të luftës, e në fakt ai ishte vet ligji. Këta nuk mundë të ndryshojnë qëndrimin ndaj Presidentit Rugova, sepse vet rrugëtimi i tyre, vet ideologjia e tyre e ka brymosur urrejtjen patologjike përjetësisht ndaj tij”, deklaron Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, qëndrimet e presidentit Rugova dhe të profesor Aganit dihen botërisht ndaj ushtrisë së Kosovës.

“Ata ishin vet themeluesit e saj, këtë e dëshmojnë dhe vërtetojnë shumë fakte, argumente dhe dokumente. Kurrë nuk ka akuzuar askënd Presidenti Rugova edhe pse ju vranë shumë bashkëpunëtorë, e aq më pak UÇK-në. Përkundrazi e ka mbrojtur çdo herë dhe në çdo takim, kujtojmë vetëm paraqitjen e tij në Tribunalin e Hagës. Kush e mbrojti më mirë UÇK-në se Presidenti Rugova në përballje me kryekriminelin Millosheviç? Ndërsa për profesor Aganin dihet se ai ishte vet truri i Ushtrisë së Kosovës, le të kujtojmë takimin me Hollbrukun në Junik në kohë lufte. Ai takim, falë profesor Aganit bëri kthesë të madhe në qëndrimin Amerikan dhe Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj UÇK-së. Kurse sa i përket Bukoshit, ka qenë bashkëpunëtor i tij. Le të tregon vetëm sa para i ka marrë nga Bukoshi në emër të luftës?”, shpjegon Saim Tahiraj.

“Të gjitha këto shpifje dhe trillime janë të dështuara që në fillim, populli i Kosovës e di të vërteten dhe vlerëson lartë figurën e Presidentit Rugova dhe profesor Aganit. Xhavit Haliti le t’i len këto trillime që nuk i beson askush, më mirë le të dëshmojë nëse di në Gjykatën Speciale për të gjitha ato vrasje të bashkëpuntorëve të Presidentit Rugova. Ky ka pasur njërin ndër rolet më të rëndësishme në drejtimin e shtabit të LPK-së gjatë luftës në Kosovë, andaj mundë të ketë informacione që e ndihmojnë Gjykatën Speciale”, përfundon për “Bota sot” ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Rusia dhe Kina përdorin veto kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Rusia dhe Kina përdorin veto kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

4 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

6 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

6 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL