Zyrtari i PDK’së, Përparim Gruda, ka reaguar pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi.
Gruda ka thënë se Kushtetuesja dhe institucionet e tjera të drejtësisë po sulmohen nga qeveria Kurti “për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara”.
Sipas tij, sulmet do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja.
“Nuk ju ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente. Po këta që i vonuan 2 vite që t’i dërgojnë në Gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm?”, ka shkruar Gruda.