Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Spotrtit të Kosovës, Daulina Osmani, jep një lajm të mirë për sportin e Kosovës.
“Miratohet Ligji për Sportin!
Pas 2 vitesh punë profesionale dhe bashkëpunimi me të gjitha strukturat në vend, sot Kuvendi i Kosovës miratoi reformën më të thellë sportive.
Përgëzoj të gjithë zyrtarët institucional dhe sportiv për angazhimin e tyre në procesin e hartimit të ligjit. Ndërsa falenderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të cilët sot i thanë po reformës sportive, e në veçanti ata të Komisionit Parlamentar për Sport për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm”, njofton Osmani.