Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas barazimit me Izraelin (1-1), sot mban stërvitjeve e fundit për duelit të radhës.
‘Dardanët’ nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballen me Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se Kosova sot mban stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:30.
Paraprakisht, gjysmë ore më herët do të mbahet edhe një konferencë për media, ku pritet të prononcohet përzgjedhësi Alain Giresse.
Ndeshja Kosova-Andorra luhet nesër dhe fillon në orën 20:45.