F.B.
Trajneri i Balkanit, Ilir Daja nuk e ka cilësuar si të përfunduar garën për titull të kampionit me triumfin e ekipit të tij ndaj Fushë Kosovës.
Ai ka thënë se Ballkanit i mbesin, siç thotë ai, “dy finale” për t’i fituar.
“Ajo që u arrit sot është mëritë e djemve të cilët kanë pasur një lojë të mirë dhe ritëm të jashtëzakonshëm.
Të gjithë në mbrojtje dhe të gjithë në sulm. Është panorama më e bukur që është parë e ekipit tonë. Kemi dy finale tjera përveç finales së Kupës. Duhet të jemi me këmbë në tokë”, ka thënë Daja.