F.B.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për seancë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 10:00.
Në rend dite është vetëm një pikë: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Seanca mbahet konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues.