F.B.
Të mërkurën dhe të enjten zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Të mërkurën luhen dy sfida, ajo mes Prishtinës e Trepçës’89, si dhe Dukagjini me Dritën.
Prishtina erdhi në këtë fazë pasi eliminoi Gjilanin pas penalltive, me kohën e rregullt dhe vazhdimet që u mbyllën pa gola.
Në anën tjetër, 89-shi eliminuan favoritët e Llapit 4:3, pas vazhdimeve. Mitrovicasit ishin duke humbur 0:2 dhe në fund arritën ta rikthejnë rezultatin dhe të kalojnë në çerekfinale.
Takimi tjetër është mes Dukagjinit e Dritës. Klinasit arritën këtu pas eliminuan Dinamon, fal golit të Altin Mërlakut. E kundërshtari i tyre, Drita pa ndonjë telashe eliminoi Rilindjen me rezultatin 3:0.
Të enjten na presin dy ballafaqime të tjera. Vjosa e pret Suharekën dhe ndeshja kryesore e kësaj faze, Malisheva-Ballkani. Malishevasit në një raund më herët eliminuan Feronikelin 74 me shifrat 1:3, kurse suharekasit Vëllaznimin 1:0.
Në sfidën e tjetër, çerekfinalen e preku Suhareka fal fitoren 3:1 ndaj Prishtinës së Re, kurse Vjosa e mposhti 4:1 2 Korrikun.
Të gjitha katër ndeshjet e kësaj faze nisin nga ora 13:00.