E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi: Ishim gati, por s’na pyetën fare

1 year MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarisht shpalosi kandidaturën për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2027 për grupmoshat U21. Por, ky kandidim u bënë duke bashkuar forcat me Serbinë,. Lajm ky që ngjalli reagime të ashpra në Kosovë.

Një reagim po kaq të ashpër e ka bërë edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rimi dhe Sport, Hajrulla Çeku. Duke folur ekskluzivisht për KosovaPress rreth kësaj teme, Çeku ka zbuluar se nuk ka pasur fare komunikim të Shqipërisë me Kosovës për këtë aplikim, derisa ka përmendur faktin se Shqipëria është parë si partner i padiskutueshëm kur Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Çeku: Edhe ne kishim opsione tjera veç Shqipërisë për LM 2030, por nuk i morëm parasysh.

“Sa herë Kosova tenton të organizojë një ngjarje ndërkombëtare, adresa jonë e parë është Shqipëria, këtë e kemi treguar edhe në Lojërat Mesdhetare dhe jo vetëm dje të jemi shumë të hapur tani, për Lojërat Mesdhetare ne kishim nevojë për një shtet partner që kishte dalje në det dhe teknikisht kishte edhe opsione të tjera, por ne asnjëherë nuk kemi menduar për to, për ne Shqipëria ka qenë partner i natyrshëm, prandaj kemi shkuar vet dhe kemi insistuar që Shqipëria të jetë partneri i Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Të paktën i njëjti komunikim nuk ka ndodhur në rastin e aplikimit për U21 në futbollit e vitit 2027 nga ana e Shqipërisë”, theksoi Çeku.

Tutje, i pari i MKRS-së bëri të ditur se nuk kanë pasur asnjë informatë për këtë aplikim të Shqipërisë, derisa ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova është anashkaluar për shkak se nuk posedon infrastrukturën e nevojshme.

ADVERTISEMENT

Çeku: Konstatimi se Kosova nuk është e gatshme nuk qëndron

“Ne vetëm kuptuam lajmin kur u bë publike kandidatura formale dhe kishte një lloj konstatimi për mua pak të çuditshëm nga ana e Shqipërisë, një lloj konstatimi pa konsultim paraprak se ne nuk i plotësojmë kushtet. Nëse flasim për vitin 2027 ne deri atëherë do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme për lojë dhe këtë po e them dhe këtë po e them me dinamikën e lojërave që po zhvillohen tani, është analizë e bazuar e nuk është premtim elektoral. Dinamika e punëve në teren si po zhvillohen dhe afatet e përmbylljes na tregojnë që brenda dy viteve ne do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme dhe besoj që me këtë, ne do ta kishim plotësuar edhe kushtin e nevojshëm minimal për të qenë bashkë-organizatore e këtyre lojërave”, shtoi i pari i MKRS-së.

Tutje, Çeku theksoi se zhgënjimi ishte edhe më i madh ku u bë e ditur se Serbia nuk është e gatshme me infrastrukturën që kërkohet dhe se për këtë organizim dhe se atje sapo kanë nisur investimet në disa stadiume, andaj duke parë këtë situatë, sipas Çekut, Shqipëria është dashur të jetë më korreket në këtë rast ndaj Kosovës.

Çeku: Qasja ndaj Kosovës nuk ishte aspak korrekte, uroje të mos lëndohen raportet

“Reagime kishte shumë, natyrisht unë shpresoj që ato nuk raportin edhe ashtu shumë të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë në shumë fusha, përfshirë e3dhe në sport, mirëpo pak më shumë korrektësi do të ishte më mirë në këtë rast. Të paktën komunikimi të kishte ekzistuar me kohë, ne të ishim të informuar, ne ta kishim versionin tonë të transmetuar qartë në anën tjetër. Ajo çfarë ndodhi pas atij lajmi, ishin informatat se edhe Serbia në fakt nuk është ende e gatshme me infrastrukturë të futbollit për këtë organizim të vitit 2027 dhe ata tek tani janë duke investuar në disa stadiume për t’u bërë gati. Prandaj arsyetimi se Kosova nuk është e gatshme nuk qëndron sepse po del që as Serbia nuk qenka e gatshme për atë lloj organizimi”, tha Çeku në fund.

Ndryshe, kandidatura e Shqipërisë bashkë me Serbinë është në shqyrtim e sipër dhe se vendimi pritet të merret nga UEFA në javët e ardhshme.

TË NGJASHME

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2025-09-11
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2025-09-11
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2025-09-11
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2025-09-10
Next Post
Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

4 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

4 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

5 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL