F.B.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se dëshmi e përkushtimit për sportin po edhe zbatimit të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos” nga ana e kësaj qeverie është Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Sipas tij, me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po niset një fazë e re duke u ndërtuar qendra e parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.
“Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, dëshmia e radhës e përkushtimit tonë për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”.
Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë”, është shprehur Çeku.
“Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve”.