Aleksander Ceferin do ta drejtojë UEFA-n edhe për katër vjet.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropiane, ka njoftuar se nuk ka asnjë kandidaturë tjetër përveç asaj të presidentit aktual, për të cilin do të jetë mandati i tretë radhazi.
Ceferin do të rizgjidhet më 6 prill në kongresin e radhës të UEFA-s që do të mbahet në Lisbonë.
Kujtojmë se 55-vjeçari mori detyrën për herë të parë në 2016-ën dhe u bë presidenti i 7-të i UEFA-s duke pasuar Michel Platini.