Nesër (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi – Gjilani dhe Vushtrria – Prishtina janë sfidat interesante do të zhvillohen nesër.
Për këto sfida, tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve.
Takimin kryesor mes Llapit dhe Gjilanit do ta drejtojë Gramos Shala me dy ndihmësit, Besnik Morina dhe Granit Hyseni
Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtari kryesor i takimit ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës.
Ndihmës të Bejtullahut do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Takimet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.