E Shtunë, Qershor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Brukseli ka vënë kushte, Qeveria e çon atje “narrativin” për t’i kërkuar 945 milionët

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar, Qeveria ka dërguar në Bruksel një draft narrativë me reformat që synon t’i kryej, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE’së. Hisja e Kosovës nga kjo pako është 945 milionë euro, nga gjithsej 6 miliardë të parapara Ballkanin Perëndimor. Por, për të përfituar këto mjete, ka kushtëzime. Përveç reformave, për Kosovën e Serbinë, është edhe një kusht shtesë: progresi në dialog dhe zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese.

Kosova ka filluar punën për të përmbushur “detyrat” e caktuara për të përfituar nga plani 6 miliardësh i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar javën e kaluar se tashmë i kanë dërguar Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Kosova është vendi i parë në rajon që ka përmbushur këtë hap, derisa njoftoi edhe se çka përfshin drafti e sektorët që do të preken nga reformat.

“Pas një pune voluminoze dhe intensive, Republika e Kosovës ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes. Së shpejti ajo do të miratohet edhe në nivel të Qeverisë” shkroi Bislimi në Facebook.

“Sektorët kyç të prekur e fokusuar janë ato të qeverisjes së mirë dhe administratës publike, tranzicioni drejt energjisë së ripërtëritshme dhe digjitalizimit, zhvillimi i sektorit privat dhe ambientit të të bërit biznes, zhvillimi dhe ruajtja e kapitalit njerëzor, dhe sundimi i ligjit, e ku parashihet realizimi i rreth 30 reformave dhe mbi 100 aktiviteteve, të shtrira përgjatë një periudhe kohore 3 deri në 4 vjeçare”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Hapi i radhës, Bislimi tha se është përfundimi i listës së projekteve, për çka po vazhdojnë negociatat dhe konsultimet me institucionet e BE’së.

“Vendi ynë pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes një shumë prej rreth 945 milionë euro, të cilat do shërbejnë në zbatimin e reformave dhe projekteve investive”, shkroi Bislimi.

Përfitimi i këtyre mjeteve nuk është aq i thjeshtë sa e paraqiti Bislimi në postimin e tij.

Përveç kushtëzimit për reforma, Kosova ka para vetes edhe një kusht shtesë: përparimin në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të arritura në kuadër të këtij procesi. I njëjti kusht vlen edhe për Serbinë.

Këshilli Evropian ka bërë të ditur se parakusht për këto dy shtete është që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj, si si dhe të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, dhe se ata angazhohen në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Parakushtet e përgjithshme për mbështetjen e BE-së sipas Planit të Rritjes përfshijnë mbështetjen dhe respektimin e vazhdueshëm për mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumë-partiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, si dhe garantimin e respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e pakicave.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027. Ky plan arrin shumën prej gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit, ku nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që shtetet të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të specifikuar në agjendat e tyre të reformave.

Kur parakushtet për mbështetje nuk plotësohen ose nuk plotësohen më, BE-ja mund të vendosë të pezullojë lirimin e fondeve.

TË NGJASHME

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

2025-06-03
Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

2025-06-03
Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

2025-05-29
RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

2025-05-29
Next Post
6 vite burgim ndaj të akuzuarit për aksidentin me fatalitet në Pejë

6 vite burgim ndaj të akuzuarit për aksidentin me fatalitet në Pejë

Related Post

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

2024-02-29
Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

2023-08-04
Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

2023-08-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

4 DITË MË PARË
Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

4 DITË MË PARË
Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

1 JAVË MË PARË
RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

1 JAVË MË PARË
Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

1 JAVË MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

4 DITË MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

4 DITË MË PARË
Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

1 JAVË MË PARË
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

2 JAVË s MË PARË
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL