E Martë, Nëntor 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

4 JAVË s MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se në fund të vitit 2024 janë raportuar 1,684,034 (Një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë e tridhjetë e katër) kartela të klientëve në Republikën e Kosovës, të cilat përfshijnë kartela debiti, krediti dhe kartela debiti të vonuar për individë dhe biznese.

“Në numrin e përgjithshëm të kartelave për vitin 2024, janë përfshirë edhe të dhënat e kartelave me funksion paranë elektronike të lëshuara nga IFJB-të me gjithsej 75,482 kartela. Krahasuar me fundin e vitit 2023, numri i përgjithshëm i kartelave të klientëve është rritur për 4.49 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, “Përdorimi i kartelave në Kosovë’, bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat dhe institucionet financiare jo-bankare.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i kartelave në fund të vitit 2023 ka qenë 1,611,723 kartela, kurse për të njëjtën periudhë, debit kartelat janë rritur për 2.08 për qind, kredit kartelat janë rritur për 8.2 për qind.

“Kartelat që për111doren në Kosovë, kryesisht janë kartela të brendeve ndërkombëtare, si Visa dhe Mastercard dhe një pjesë e vogël janë kartela lokale. Nga numri i përgjithshëm i kartelave, rreth 55 përqind e tyre janë të brendit Visa dhe 43 përqind janë MasterCard, si dhe afër 2 përqind janë kartela lokale. Varësisht nga teknologjia që është aplikuar për inicimin e transaksioneve të pagesave, kartelat mund të ndahen në dy lloje: kartela contact dhe contactless. Kartela ‘contact’ (me kontakt) janë ato lloj të kartelave me të cilat realizohen transaksionet duke vendosur kartelën në POS terminal ndërsa kartelat contactless (pa kontakt) mundësojnë realizimin e transaksioneve vetëm duke ofruar kartelën afër POS terminalit, pra pa pasur nevojë për kontakt fizik me pajisjen. Kartela ‘contactless’ kanë filluar të lëshohen në Kosovë që nga viti 2016”, njofton BQK.

Gjatë vitit 2024, ishin njëmbëdhjete banka komerciale dhe tri nga IFJB në Kosovë që kanë ofruar këto lloj kartele për klientët e tyre. Numri i përgjithshëm i kartelave me funksionin contactless në fund të vitit 2024 ka qenë 1,281,368 kartela.

Nga numri i përgjithshëm i kartelave, më shumë se gjysma e tyre (77 përqind) ofrojnë mundësinë e pagesave contactless. Në figurën më poshtë paraqitet pjesëmarrja e kartelave me funksion contactless në numrin e përgjithshëm të kartelave, në tri vitet e fundit.

ADVERTISEMENT

“Përqindja e rritjes vjetore tregon se kartelat e reja janë kryesisht me funksionin contactless dhe gradualisht është duke u bërë zëvendësimi i kartelave ekzistuese me rastin e skadimit të afatit të tyre me kartela contactless. Përdorimi i debit kartelave nga ana e klientëve është vazhdimisht në rritje. Nëse krahasojmë numrin e pagesave me debit kartelë të vitit 2024 me vitin paraprak, kemi një rritje prej 6.5 përqind të transaksioneve. Ky numër përfshin të gjitha transaksionet e realizuara me kartelë debiti nga ana e klientëve në terminale ATM dhe POS”, thuhet në raportin e BQK-së, “Përdorimi i kartelave në Kosovë (bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat dhe institucionet financiare jo-bankare

TË NGJASHME

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

2025-10-21
Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

2025-10-14
ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

2025-10-09
Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

2025-10-07
Next Post
Osmani do të takohet sot me dy ministre të qeverisë belge

Osmani do të takohet sot me dy ministre të qeverisë belge

Related Post

Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar

Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar

2023-10-30
Ky ishte fjalimi emocionues i presidentit legjendar Fadil Vokrri pas pranimit të Kosovës në UEFA

Ky ishte fjalimi emocionues i presidentit legjendar Fadil Vokrri pas pranimit të Kosovës në UEFA

2023-05-03
Torino e Vojvodës ‘shkel’ Napolin e Rrahmanit

Torino e Vojvodës ‘shkel’ Napolin e Rrahmanit

2024-01-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

7 ORË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

1 DITE MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

1 DITE MË PARË
Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

1 DITE MË PARË
Murati deklarohet pas takimit për pagën minimale, s’e përmend nëse do të jetë 500 euro

Murati deklarohet pas takimit për pagën minimale, s’e përmend nëse do të jetë 500 euro

5 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

6 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL