Kushtet në terren po përkeqësohen, dhuna po rritet edhe në Bregun Perëndimor, tha sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në platformën X, dikur e quajtur Twitter.
“Megjithëse Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ligji ndërkombëtar humanitar që rregullon armiqësitë duhet të respektohet”,. tha Borrell.
“Këshilli Evropian e ka bërë të qartë, BE-ja ka përsëritur thirrjen për një pauzë të konfliktit në Lindjen e Mesme per arsye humanitare, dhe qasje të vazhdueshme dhe të papenguar humanitare në Gaza. Kjo kërkesë duhet të dëgjohet”, theksoi ai.
Deklarata e Borrell erdhi pas një bisede telefonike me Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA). ATSH