FB
Bora është skuadra e dytë finalist në Ligën e parë të Meshkujve.
Skuadra prishtinase në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ka mundur Vushtrrinë në udhëtim 71:79, që ishte sfida e tretë mes këtyre dy skuadrave në këte fazë dhe Bora siguroi kualifikimin tutje me seri 2:1.
Bora në finale do të përballet me Istogun, që kishte eliminuar New Basket.
Skuadra fituese do të inkuadrohet në Superligë për edicionin e ardhshën, kurse finalisti do të luajë në ‘’play- out’’ me vendin e shtatë të Supeligës për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.