E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Blinken paralajmëron Kinën për mbështetjen që i jep Rusisë

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, “plotësisht i përgatitur” për të vendosur sanksione kundër mbështetjes së Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, William Gallo, komentet e zotit Blinken u bën pas takimit që pati sot në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të jenë stabilizuar, por nuk mungojnë mosmarrëveshjet që duhet trajtuar, siç u bë e ditur pas takimit që u mbajt të premtën në mes të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Për zotin Blinken, prioritet kryesor është ndalimi i mbështetjes së Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“I thashë zotit Xi, nëse Kina nuk e trajton këtë problem, ne do ta bëjmë këtë”, tha zoti Blinken.

Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë Kinën për furnizim të drejtpërdrejtë të Rusisë me armë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Kina po dërgon pajisje, përfshirë mikroprocesorë dhe pajisje të tjera, që shfrytëzohen për prodhimin e armëve ruse.

Sekretari Blinken tha se Uashingtoni mund të miratojë sanksione për të ndaluar këtë bashkëpunim. Por analistët thonë se kjo mund të jetë e ndërlikuar.

“Pajisjet për të cilat bëhet fjalë vështirë se mund të kontrollohen. Ato mund të eksportohen duke shfrytëzuar arsyetime që duken krejtësisht legjitime me partnerë legjitimë biznesi”, tha për Zërin e Amerikës, Ian Chong nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Një mundësi që Uashingtoni mund ta shfrytëzojë për të penguar këtë bashkëpunim është përjashtimi i bankave të mëdha kineze nga sistemi financiar amerikan.

“Kjo unë mendoj se do të kishte ndikim shkatërrues për tregtinë SHBA-Kinë. Mund të jetë e mundur të vihen në shënjestër banka më të vogla që kanë një interes më të drejtpërdrejtë në Rusi”, thotë zoti Chong.

ADVERTISEMENT

Kina mbron tregtinë e saj me Rusinë, duke thënë se ajo është e angazhuar vetëm në shkëmbime normale ekonomike. Pak presin që Kina të bëjë lëvizje të mëdha në përgjigje të kërcënimit me sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

TË NGJASHME

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2025-09-09
Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

2025-09-09
Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

2025-09-08
Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

2025-09-08
Next Post
Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

15 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

20 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

22 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

22 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

2 DITË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

21 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

22 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

6 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

6 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL