F.B.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut.
“Ne jemi këtu dhe ne nuk do të shkojmë askund,” i tha Blinken Netanyahut në fillim të takimit.
Ndër të tjera, në takim morën pjesë edhe ministri i jashtëm izraelit, kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të Izraelit dhe ambasadori i Izraelit në Uashington.