E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Blinken: Është koha për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë Izraelit dhe Hamasit se “ka ardhur koha” për një marrëveshje për të sjellë një armëpushim në Gaza dhe për të liruar pengjet e mbetura atje.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se një marrëveshje ishte në tryezë dhe Hamasi duhet të pajtohet me të. Ndërmjetësuesit po presin një përgjigje nga Hamasi për propozimin e fundit. Marreveshja thuhet se përfshin një armëpushim 40-ditor dhe lirimin e më shumë se 30 pengjeve izraelitë në këmbim të shumë të burgosurve palestinezë.

Rreth 130 pengje nga 253 të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor mbeten të pagjetur. Të paktën 34 prej tyre supozohet se kanë vdekur. Pjesa tjetër janë liruar ose shpëtuar. Diplomati i lartë amerikan më vonë vizitoi portin izraelit të Ashdod, rreth 30 km në veri të Gazës. Ashdod u hap kohët e fundit për dërgesat e ndihmës të destinuara për në Gaza, ku OKB-ja ka paralajmëruar për mungesa të mëdha ushqimore dhe rrezikun e urisë.

Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e SHBA-së se Izraeli nuk duhet të nisë një inkursion ushtarak në qytetin jugor të mbipopulluar të Rafahut, pa një plan të qartë për të mbrojtur më shumë se një milion palestinezë që janë strehuar nga lufta atje në kushte të rënda humanitare.

Rafah është i vetmi qytet i madh në Gaza që forcat tokësore izraelite nuk e kanë marrë nën kontroll gjatë gjysmë viti të luftës. Megjithatë, qyteti është goditur vazhdimisht nga sulmet ajrore vdekjeprurëse të Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili gjithashtu takoi Blinken të mërkurën, tha se Izraeli do të nisë një pushtim të Rafahut pavarësisht nga bisedimet e armëpushimit me Hamasin.

ADVERTISEMENT

OKB-ja, aleatët perëndimorë të Izraelit dhe agjencitë humanitare kanë paralajmëruar të gjithë se një sulm në Rafah rrezikon një fatkeqësi humanitare.

Presidenti palestinez me bazë në Bregun Perëndimor, Mahmoud Abbas tha se kjo do të ishte “katastrofa më e madhe në historinë e popullit palestinez”, sepse, tha ai, do të shkaktonte zhvendosje në shkallë të gjerë të palestinezëve nga Gaza tërësisht.

TË NGJASHME

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

2025-09-11

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Next Post
Kurti: BE të largojë masat, kemi përmbushur të gjitha kërkesat

Kurti: BE të largojë masat, kemi përmbushur të gjitha kërkesat

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL