E Hëne, Korrik 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bislimi tha se s’do të bëjnë koalicion, Gashi: Jemi të fokusuar për t’i fituar zgjedhjet, qëndrojmë shumë mirë në sondazhe

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i tha Gazetës Express se partia më e vjetër në vend nuk është e fokusuar në formimin e koalicioneve për qeverinë e ardhshme, por pët t’i fituar zgjedhjet e radhës parlamentare.

Gashi tha se nuk e ka parë e dëgjuar deklaratën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili së fundmi tha se LVV-ja me siguri nuk do të bëjë koalicion me LDK-në.

“S’e kam pa, s’e kam dëgju. Por s’kam çka me komentu bre. Ne nuk jemi të fokusuar për koalicione. Ne jemi të fokusuar për t’i fituar zgjedhjet. Puna jonë është me i fitu zgjedhjet”, tha ai.

Gashi tha se LDK-ja ka bërë sondazhe në Prishtinë dhe në Lipjan, dy komunat me të cilat udhëheq dhe se nga to ka parë rezultate të mira.

“Kemi bërë sondazhe në Prishtinë dhe në Lipjan, sondazhe të fokusume lokale. Dhe në këto komuna LDK-ja qëndron shumë mirë”, tha ai.

Bislimi tha se opozita nuk duhet të brengoset për mbajtjen ose jo të premtimeve nga pushteti. Duke folur për këtë, ai e përmendi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa u shpreh i sigurt se partia e tij s’do të jetë në koalicion me LDK-në në qeverinë e ardhshme.

ADVERTISEMENT

“Ne e kemi marrë mandatin me qeverisë me Kosovën. Në qoftë se ne gjatë kësaj qeverisje bëjmë diçka të cilën votuesi thotë ‘kjo nuk është në linjën e asaj që na keni premtu neve’, ata na çvotojnë. Por unë kam brengën që më së shumti të brengosur për mbajtjen ose jo të premtimeve tona janë opozita. Ata s’na kanë votu. S’kanë me na votu as në 2025-ën. Lumir Abdixhiku nuk do të votojë për Albin Kurtin, të jeni të sigurt”, tha Bislimi të mërkurën në një intervistë për RTK-në.

“Veç nëse hyni në koalicion bashkë”, i tha gazetarja.

“Edhe kjo të jeni të sigurtë që nuk do të ndodhë”, tha Bislimi.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Çitaku: Kontributi i vetëm i Kurtit dhe VV-së në liberalizimin e vizave është veç gazi lotsjellës në Kuvend

Çitaku: Kontributi i vetëm i Kurtit dhe VV-së në liberalizimin e vizave është veç gazi lotsjellës në Kuvend

Related Post

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

2023-02-07
Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

2024-05-15
Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

2024-10-18

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

1 JAVË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

1 JAVË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

1 JAVË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

1 JAVË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

1 JAVË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 JAVË s MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 JAVË s MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL