E Martë, Qershor 24, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bislimi tha se Kurti e Vuçiq do të nënshkruajnë në ceremoni me 27 kryeministra, Stano: S’komentojmë pretendime

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi paralajmëroi një ceremoni ku do të merrnin pjesë të gjithë kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kur Kosova dhe Serbia do të nënshkruanin marrëveshjen të bazuar në planin europian. Këtë deklaratë, Bislimi e bëri disa ditë pas takimit trilateral në Bruksel kur kishte optimizëm se takimi i radhës do të sillte marrëveshjen e nënshkruar. Por, marrëveshja hyri në fuqi në Ohër në mënyrë më modeste – me një deklaratë të Borell.

Bislimi kishte thënë se në momentin kur palët dakordohen për aneksin, atëherë BE merr përsipër procedurat e nënshkrimit, apo finalizimit.

“Do të ketë një ceremoni, gjasat janë të mëdha që në ceremoni do të marrin pjesë të gjitha kryeministrat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të rritet përkushtimi politik i Bashkimit Europian, prapa këtij dokumenti. Kjo është ideja apo plani, këtë duhet ta aranzhojë z.Borell”, kishte thënë Bislimi në një intervistë në RTK.

Por, për këtë deklaratë të Bislimit e ka quajtur një “pretendim” zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në pyetjen e Gazetës Express nëse ishte në planet e Unionit një ceremoni e tillë.

“Ne nuk komentojmë atë që njerëz të ndryshëm pretendojnë se BE-ja mund të bëjë ose jo”, tha Stano.

Stano shtoi se aktualisht janë të përqendruar që ta çojnë punën përpara në mënyrë që Kosova dhe Serbia të fillojnë pa vonesa të përmbushin zotimet e tyre të bëra në Ohër të shtunën e kaluar.

Në një përgjigje më të gjatë, Stanoi listoi prioritetet që duhet të kenë Kosova dhe Serbia tash e pas.

ADVERTISEMENT

“Pra, pa spekuluar se çfarë mund të jetë në fund të procesit të përgjithshëm dhe çfarë jo, më lejoni të ndaj se çfarë duhet bërë së pari:

Liderët europianë në takimin e tyre në Bruksel këtë të enjte i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë shpejt dhe me mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga takimi i Ohrit. Të dyja palët ranë dakord në Ohër që të fillojnë menjëherë zbatimin e të gjitha dispozitave të Marrëveshjes dhe Aneksit. Teksti i rënë dakord thotë qartë: “Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë aneks”.

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të VV’së, s’përmendet hiç marrëveshja e Ohrit

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të VV’së, s’përmendet hiç marrëveshja e Ohrit

Related Post

Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për 28 nëntor, s’flet nëse do të takohet me Ramën

Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për 28 nëntor, s’flet nëse do të takohet me Ramën

2023-11-27
Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

2023-12-23
Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

2023-06-01

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

3 DITË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

3 DITË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

3 DITË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

3 DITË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

5 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 DITË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 DITË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

4 DITË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

5 DITË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL