F.B.
Një rast tragjik ka ndodhur sonte në Prishtinë. Viktima 18 vjeçare ka rënë nga lartësia e një objekti.
Rasti ka nodhur në rrugën “Sali Nivica” dhe ka përfunduar me fatalitet, pasi viktima ka ndërruar jetë në vend.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.