E Shtunë, Dhjetor 20, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

2 MUAJs MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka përgëzuar Donald Trumpin për planin e tij për Gazën, duke thënë se i dha fund “ferrit të paimagjinueshëm” të 20 pengjeve të fundit që mbaheshin nga Hamasi dhe solli një shans për paqe për civilët palestinezë në Gaza.

“Jam thellësisht mirënjohës dhe i lehtësuar që ka ardhur kjo ditë – për 20 pengjet e fundit që kanë kaluar nëpër një ferr të paimagjinueshëm dhe më në fund janë ribashkuar me familjet dhe të dashurit e tyre, si dhe për civilët në Gaza që kanë përjetuar humbje të pamatshme dhe më në fund do të kenë mundësinë të rindërtojnë jetën e tyre”, shkroi Biden në X.

“Rruga drejt kësaj marrëveshjeje nuk ishte e lehtë. Administrata ime punoi pa pushim për të sjellë pengjet në shtëpi, për t’u dhënë ndihmë civilëve palestinezë dhe për t’i dhënë fund luftës. Përgëzoj Presidentin Trump dhe ekipin e tij për punën e tyre për të çuar drejt finishit një marrëveshje të re të armëpushimit”.

Ai tha se tani, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe botës, Lindja e Mesme është në rrugën e paqes “që shpresoj të zgjasë dhe një të ardhme për izraelitët dhe palestinezët njësoj me masa të barabarta paqeje, dinjiteti dhe sigurie”.

ADVERTISEMENT

Gjatë presidencës së tij, demokrati Biden furnizoi Izraelin me sasi të mëdha armësh që u përdorën me efekt shkatërrues në të gjithë territorin, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej të cilëve ishin civilë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

SHBA-ja i ka ofruar gjithashtu Izraelit mbrojtje të rëndësishme diplomatike, e cila e ka ndihmuar Benjamin Netanyahun të vazhdojë një luftë që shumë juristë e kanë cilësuar si gjenocid.

Trump e kritikon rregullisht Bidenin – veçanërisht për çështjet e politikës së jashtme – dhe e ka quajtur atë presidentin më të keq në historinë e SHBA-së.

TË NGJASHME

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

2025-11-05
SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

2025-10-30
Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

2025-10-09
Izraeli e Hamasi bien dakord për planin e armëpushimit në Gaza

Izraeli e Hamasi bien dakord për planin e armëpushimit në Gaza

2025-10-09
Next Post
Von der Leyenin takon Vuçiqin, diskutojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Von der Leyenin takon Vuçiqin, diskutojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Related Post

Prishtina mundët në miqësore nga NK Celje

Prishtina mundët në miqësore nga NK Celje

2024-01-26
Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

2023-12-13
Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

2023-06-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

3 JAVË s MË PARË
Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

4 JAVË s MË PARË
Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

4 JAVË s MË PARË
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

1 MUAJ MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

1 MUAJ MË PARË
Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

1 JAVË MË PARË
Sllovaki-Kosovë, Foda: Kemi vetëbesim, do të jetë një ndeshje e barabartë

Sllovaki-Kosovë, Foda: Kemi vetëbesim, do të jetë një ndeshje e barabartë

4 JAVË s MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 MUAJ MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

2 MUAJs MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL