Avokati i njohur Besnik Berisha pritet që të kandidojë për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës. Siç merr vesh Express nga burimet e veta, Berisha synon ta zë vendin e të parit në OAK, në zgjedhjet që pritet të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.
Berisha aktualisht është duke ushtruar pozitën e avokatit.
Në këtë pozitë ai ka pasur disa raste të mëdha dhe cilësohet ndër avokatët më të njohur në vend.
Aktualisht kryetar i OAK-ut është Behar Ejupi.