F.B.
Belgjika e drejtuar nga Domenico Tedesco është kualifikuar për në Kampionatin Evropian pas një fitore në ndeshjeje dramatike kundër kundërshtarit kryesor të Grupit F, Austrisë.
Ndeshja e zhvilluar në tokën austriake është mbyllur me fitoren e belgëve me rezultat 2-3.
Belgjika ka shkuar në avantazh të trefishtë dhe tek më pas ka ardhur reagimi austriak me dy gola.
Lukebakio (12′, 55′) dhe Lukaku (58′) kanë gjetur golat për Belgjikën, derisa Laimer (72′) Sabitzer (84′) kanë shënuar për austriakët.
Pas kësaj ndeshje Belgjika ka grumbulluar gjashtëmbëdhjetë pikë, tri më shumë se sa Austria.