Analisti Artan Behrami tha se Miroslav Lajçak është i matur por sot ka qenë në intervistë brutal me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak, sot doli transparent me qytetarët e Republikës së Kosovës.
Behrami tha se viti që po hyjmë është vit zgjedhor në Kosovë.
“Të gjitha që i thotë Lajçak e që ndërlidhet me ligjet e Republikës së Kosovës nuk janë meritë e Albin Kurtit, nuk janë meritë e aftësisë së tij, por janë meritë e aftësisë së para-ardhësve të tij. Lajçak e tha që fundi i janarit është afati dhe kjo ndërlidhet edhe me zgjedhjet në SHBA, po në fakt edhe në Kosovë është viti zgjedhor dhe duke pa si ka operu z.Kurti në këto tri vitet e fundit ai do të mundohet që sa më shpejtë të largojë presionin e tij përmes krijimit të naj fabule të re, ose përmes ikjes në zgjedhje të tjera”, tha ai në Pressing, transmeton Gazeta Express.
“Lajçak tha se Kurti e Vuçiq e kanë pranu marrëveshjen, njëfarë forme thotë se ata e kanë marrë bekimin e marrëveshjes”, shtoi Behrami.
“Z.Lajçak është shumë i kujdesshëm, por sot ka qenë brutal. Të gjitha që Kurti e Bislimi i kanë mbajtur të fshehur sot Lajçak në mënyrë brutale i ka theksu”, tha ai.