F.B.
e Bayern Munichi janë optimistë se do të nënshkruajnë me Harry Kane këtë verë.
Kane ia ka bërë të qartë Bayernit se është i gatshëm për t’i bashkuar. Ai nuk do të rinovojë kontratën me Tottenham Hotspur.
Kontrata e tij skadon verën e ardhshme, andaj klubi londinez mund të detyrohet ta shesë tani, për të mos e humbur falas vitin tjetër.
Sipas “SportBild”, 29-vjeçarit do t’i ofrohet një kontratë katër deri në pesë vjet dhe automatikisht do të bëhet një nga fituesit më të mëdhenj.
Kampionët gjermanë thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë kapitenit të Anglisë pagë prej mbi 20 milionë eurosh në vit.