F.B.
Bayerni në stilin e kampionit.
Bavarezët nuk përmbahen ndaj Bochumit, duke e mposhtur me rezultat 7:0.
Mysafirët nuk kishin zgjidhje për të ndalur sulmin si stuhi të vendasve.
Harry Kane shënon het-trik.
Golat i realizuan futbollistët Choupo-Moting (4′), Kane (13′, 54′ e 88’), de Ligt (29′), Sane (38′), Tel (81′).
Pas javës së pestë në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 13 pikë e Bochum është i 14-ti me 3 sosh.