F.B.
Bayern Munich dhe Inter do të përballen në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat në këtë takim do të futen me mungesa të mëdha, veçanërisht vendasit që nuk mund të llogarisin në shërbimet e yjeve si Manuel Neuer, Alphonso Davies, Pavlovic, Upamecano dhe Jamal Musiala.
Në anën tjetër te Interi mungojnë Denzel Dumfries, Kristjan Asllani, Mehdi Taremi dhe Zielinski.
Vendasit kërkojnë fitoren në ndeshjen e parë, derisa Neroazzurët synojnë të kthehen në Itali të pamposhtur.
Formacionet zyrtare:
Bayern Munich: Urbig, Laimer, Kim, Dier, Stanisic, Goretzka, Kimmich, Olise, Sane, Muller, Kane.
Inter: Sommer, Bastoni, Acerbi, Pavard, Darmian, Carlos Augusto, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Lautaro, Thuram.