F.B.
FC Europa nga Gjibraltari, nuk është ekip e panjohur për ekipet e Kosovës.
Kjo skuadër nesër në orën 19.00 do të përballet me Dukagjinin e Klinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, synon fitore në debutim me Dukagjinin në garat evropiane.
Dukagjini ka ekipin më të mirë dhe hiqet favorit i madh edhe nga bastet ndërkombëtare.
Për fitoren e Dukagjinit sillet koeficienti 1.80, për barazim 3.50 dhe për triumfin e rivalit sillet 4.00.