F.B.
Peja 03 vazhdon ta mbaj vendin e tretë me pesë fitore e katër humbje duke grumbulluar kështu 14 pikë.
Në vendin e katërt pozicionohet Trepça që ka katër fitore e pesë humbje ndërsa në vendin e pestë është Penza me dy fitore e shtatë humbje.
Në fund të tabelës gjendet United Basketball i cili ende nuk ka arritur asnjë fitore këtë edicion.
Edhe këtë fundjave do të zhvillohen tri ndeshje Superligës së Femrave.
Ndeshja kryesorë do të zhvillohet në Prizren. Bashkimi pret Penzen të premten me fillim nga ora 19:00.
Të shtunën Trepça është nikoqire e Peja 03 nga ora 13:00. Ndërsa ndeshja e fundit në kuadër të xhiros së 10-të zhvillohet në Gjilan mes United Basketball dhe Prishtinës të dielën nga ora 18:00
Bashkimi dhe Prishtina janë në pozitat një dhe dy me nga tetë fitore në nëntë ndeshje.